Dy aeroplanë bombardues amerikanë fluturuan mbi Gadishullin korean

Dy aeroplanë bombardues amerikanë të llojit B-1B herët në mëngjes fluturuan mbi Gadishullin korean, si përgjigje ndaj testit të fundit raketor verikorean të premten, kumtuan Forcat ajrore ushtarake të SHBA-së.

Në kumtesë ceket se fluturimi i bombarduesve stratregjik paraqet “përgjigje të drejtpërdrejtë” ndaj testit të fundit raketor të Koresë së Veriut dhe lansimit të raketës “Hvasong-14” në fillim të muajit.

“Koreja e Veriut mbetet kërcënimi më i madh për stabilitetin rajonal. Nëse na provokojnë, ne jemi të gatshëm të përgjigjemi me fuqi të shpejtë, vdekjeprurëse dhe të fuqishme”, deklaroi komandanti i forcave pacifike të Forcave ajrore ushtarake amerikane, gjenerali Terens O’Shonesi.

Koreja e Veriut të premten lansoi raketë balistike interkontinentale me rreze të mesme veprimi. Në lansim mori pjesë edhe lideri verikorean, Kim Xhong-un, i cili deklaroi se kjo paraqet paralajmërim për SHBA-në se nuk do të jetë e sigurtë nëse tenton ta sulmojë Korenë e Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button