Këngëtarja kthehet e ndryshuar pas 5 vitesh, i jep një mesazh bashkëshortit që e la për shoqen e saj

E kemi parë për herë të fundit në një klip para pesë vitesh. Tani këngëtarja është kthyer me një video, single i parë për albumin e ardhshëm. Dhe hedh ca hije mbi ish-bashkëshortin e saj.

Videoja nis me Shania Twain, tashmë 51 vjeçe, që ëndërron pushimet duke kënduar vargje që flasin për një tradhti dhe ndarje të kohëve të fundit, shkruan Class.

“I wasn’t just broken, I was shattered. I trusted you so much, you’re all that mattered.” “Nuk isha thjesht e thyer, Isha e shkatërruar. Të besoja aq shumë, ishe gjithçka që kishte rëndësi.”

Nëse keni dyshime kujt po i referohet, pjesët pasuese të videos e sqarojnë. Ajo mban foton e një burri që i ngjan shumë ish-bashkëshortit të saj Robert Mutt Lange, që e la Shania-n për shoqen e saj. Kur ajo e kthen mbrapsht, burri bie.

” The longer my tears fell, the wider the river,” the lyrics continue. “It killed me that you’d give your life to be with her.” “Sa më shumë qaja, aq më i gjerë lumi”, vazhdon kënga. “Më vrau ideja që ti do jepje jetën për të qenë me të.”

Megjithë fillimin e errët, pjesa që vazhdon është e gëzueshme dhe gazmore e mbushur me imazhe të Shania-s që shkëlqen me veshje me ngjyra dhe kërcen përballë një shtëpie të bukur me një pishinë të madhe, që tregojnë që këngëtarja e ka lënë pas krahëve.

“Isha në shtëpi duke parë oqeanin dhe thashë me vete…  Ja ku jam e ngecur në këtë të kaluar negativiteti, por është kaq bukur jashtë”,  ka thënë ajo për këngën. “Nuk mund të kesh të mirën pa të keqen. Dhe për këtë u bë kënga”.

Ajo madje vesh edhe kostumin e fashmëm nga videoja e saj “Man! I Feel Like a Woman” dhe ecën buzë detit me një fustan që ngjan me atë të një video tjetër të mëparshme “The Woman In Me (Needs the Man In You)”.

Javën e kaluar, Shania nxori një tjetër këngë të re të frymëzuar nga divoric, me titull “Poor Me” dhe tregoi që një sëmundje e veçantë infektive për pak sa nuk i ndërpreu karrierën muzikore, por tani i ka lënë të gjitha pas krahëve. Albumi del në shtator.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button