Garda Revolucionare e Iranit akuzon SHBA-në, për sulme afër anijeve të saj

Garda Revolucionare islamike e Iranit (IRGC), ka thënë se një avionmbajtëse detare amerikane, i’u është afruar anijeve të saj patrulluese në Gjirin Persik, duke nisur të shtëna zjarri, njofton REL.

Kjo Gardë i ka cilësuar si “provokative” dhë “joprofesionale”, lëvizjet e tilla.

Sipas saj, ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e 28 korrikut duke shtuar se anijet detare të SHBA-së, pas janë larguar.

Ende nuk ka ndonjë reagim nga SHBA-ja për këtë çështje.

Javën e kaluar, një anije patrullimi e marinës amerikane e paralajmëroi me të shtëna një anije të kësaj Garde në pjesën veriore të Gjirit Persik, pasi e njëjta i’u afrua anijeve amerikane, ka thënë ushtria e SHBA-së.

Komanda qendore e SHBA-së, ka thënë se të shtënat janë nisur nga luftanija USS më 25 korrik, pas tentimeve të dështuara për të komunikuar me anijen iraniane.

Sipas tyre anija e Gardës Revolucionare të Iranit ka kryer “veprim të pasigurtë dhe joprofesional” në ujërat ndërkombëtarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button