Majk flet për herë të parë për të birin dhe… është shumë i emocionuar #VIDEO

Historia e tij dhe e Majlinda Zekës u kthyen në një histori telenovelash, por tashmë që Roan është dy muajsh, për të atin Majk është një krijesë engjëllore që nuk mund të përshkruhet me fjalë. Për herë të parë për Prive, Majk rrëfen ndjesinë e të qenit prind dhe më shumë emocion tregon se tani jeta i ka ndryshuar:

Dashnia që kam për të është shumë e madhe, tepër, tepër, saqë s’po më dilet më, s’po dal më me shokë. Janë ca gjëra që i kam bërë e s’po i bëj më. Atë kohë që kam dua t’ia kushtoj djalit dhe deri tani jam duke u kënaqur tepër tepër me të…” – thotë Majk pa e fshehur emocionin ndërsa flet për të birin: “Jam shumë i bekuar dhe faleminderit Zotit që e ka sjellë në jetë një fëmijë të shëndoshë si ai. Fëmijët janë të pafajshëm, jam edhe i emocionuar, është hera e parë që flas për të, është një ndjenjë e mirë, ndihem i lumtur…

Tani që Roan i ka bërë dy muajsh, ka filluar edhe llastimet e para, të cilat Majkit kanë filluar t’ia shtojmë më shum ë lumturinë: “Tash i ka bërë dy muaj, ka filluar me qesh, është një ndjenjë e papërshkrueshme, thjeshtë po më kënaq çdo gjë me të, me çdo lëvizje të tij po më bën për vete.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button