Me ne fund! BE nisi veprimin ligjor kundër reformave të drejtësisë në Poloni

Bashkimi Evropian ka nisur një veprim ligjor kundër qeverisë së Polonisë rreth ligjit të ri kontravers, i cili mund të minojë pavarësinë e gjykatave në këtë vend. Sipas BE-së, një ligj i tillë i mundëson partisë në pushtet, Ligji dhe Drejtësia të ketë më shumë ndikim në gjykata, shkruan REL.

Komisioni ka thënë sot, përmes një deklaratë se i ka dërguar Varshavës një njoftim zyrtar pas publikimit të ligjit në Poloni.

BE-ja ka nisur çështjen e këtij ligji pasi në të gjenden mosha të ndryshme të penisionimit për gjyqtaret femra kundrejt gjyqtarëve meshkuj, gjë e cila përbën shkelje të ligjeve antidiskriminuese në BE.

“Ligji i ri i lejon ministrit të Drejtësisë të ketë ndikim mbi gjyqtarë në baza individuale, dhe janë të paqarta kriteret e zgjatjes së mandatit të tyre” ka thënë Komisioni Evropian përmes një deklarate.

Në këtë deklaratë thuhet se qeveria e krahut të djathtë ka një muaj kohë të përgjigjet ndaj shqetësimeve të Komisionit.

Nënkryetari i Komisionit, Frans Timmermans, i ka dërguar një letër ministrit të Jashtëm të Polonisë, më 28 korrik, duke i përsëritur ftesën atij dhe ministrit të Drejtësisë për t’u takuar në Bruksel, në mënyrë që të rifillojnë bisedimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP