Publikuan foto të binjakëve, çifti Amal dhe George Clooney ‘hakmerret’ ndaj gazetës

“Siguria dhe privatësia e binjakëve është mbi të gjitha”. Kjo është një deklaratë që e kemi dëgjuar shumë shpesh nga George Clooney  që pas lindjes së binjakëve të tij, shkruan Class.

Ai në çdo moment është përpjekur që të ruajë privatësinë e binjakëve të sapo ardhur në jetë, por sa më fanatik tregohet ai, aq më kurioz janë bërë të gjithë për të ditur se kujt i ngjajnë Ella dhe Alexander.

Madje duket se kjo ishte kthyer në një “garë” për gazetat se kush do të mundte që të siguronte e para foto të binjakëve.

Dhe kjo “garë” u fitua nga gazeta franceze “Voici”, pasi ishte ajo që arriti të kishte fotografi ekskluzive të çiftit teksa mbanin në dorë.

Por fatkeqësisht gëzimi iu ndërpre për gjysmë, sepse së shpejti do të përballen në gjyq me prindërit e binjakëve.

Ashtu siç e kishte paralajmëruar edhe më herët, George Clooney ka paditur gazetën franceze “Voici” si dhe fotografin, që bëri akrobacira nga më të ndryshme vetëm për një foto të familjes.

“Gjatë kësaj jave, fotografi nga revista “Voici” ka kaluar gardhin e shtëpisë sonë, ka hypur mbi pemë dhe ka tentuar që të fotografojë fëmijët tonë. Mos bëni gabime të tilla, pasi fotografët, agjensia dhe revista do të ndiqen penalisht. Siguria e fëmijëve tonë e kërkon një gjë të tillë”, u shpreh Clooney në një deklaratë për mediat një ditë më parë.

Me siguri kjo padi nuk ishte e papritur për gazetën franceze. Besojmë që e kanë marrë parasysh një gjë të tillë para se të publikonin foto të çiftit, aq më tepër që Amal është një avokate shumë e njohur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button