Helidon Gjergji, vjen në Shkup me projekin (H)am(m)am

Më 1 gusht, e martë, në orën 18, në objektin Çifte Hamam, Galeria Kombëtare e Maqedonisë ka nderin që publikut t’ia prezantojë projektin (H)am(m)am. Autor i këtij projekti është artisti multimedial, Helidon Gjergji.

Helidon Gjergi (i lindur në vitin 1970 në Tiranë, Shqipëri) është artist bashkëkohor i cili punon në mediume të ndryshme. Ka studiuar në Akademinsë e arteve në Tiranë. Me hapjen e kufijve të Shqipërisë në vitin 1991, u shpërngul në Itali, ku vazhdoi studimin mbi artet vizuale dhe mori diplomë nga Akademia e arteve figurative në Napoli.

Në vitin 1997, ai shpërngulet në Çikago, ku e përsosi teorinë dhe praktikën e artit në Universitetin e Çikagos. Aktualisht jeton në Nju Jork dhe ligjëron në Suny Old Westbury.

Gjatë karrierës së tij, Helidoni ka punuar në mediume të ndryshme, nga pikturimi e deri tek instalimet dhe arkitektura. Megjithatë, nëpërmjet mediumeve të ndryshme, Helidoni në veprat e tij vazhdimisht përpiqet të vë në pah zbrazëtirat dhe brishtësinë e kufijve mes mediave, vetes dhe parametrave të ndikimit individual.

Veprat e tija të para të ekspozuara kanë si temë kryesore narcisizmin e angazhimit tonë me mediat, duke i vendosur në mënyrë fantazmagorike televizorët dhe shikuesit në kornizat e ambienteve me pasqyrë, dhe duke e shprehur potencialin dhe cilësinë e tij në mënyrë provokuese, duke e ftuar shikuesin të bëjë fotografi nëpërmjet telekomandës programuese si një vello që dridhet mbi pëlhurë.

Për Bienalen e 57-të të Venecias (2007), ai ka krijuar vendin e varrimit për mediat e gjeneratave të kaluara dhe i ka zëvendësuar objektete e tyre me një rënie të natyrshme me ekrane të rrafshëta ku paraqitet peizazhi i sotëm i ynë medial. Një retrospektivë e shkurtër e artit të tij me video është ekspozuar edhe në Galerinë Kombëtare të Artit në Shqipëri në vitin 2014. Përkrah veprave të tija me specifika hapësinore për lokacione të caktuara, Helidon gjithashtu prodhon vepra monumenatale të karakterit publik. Për Projektin për fasada në Bienalen e 4 ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor në Tiranë (2009), Helidoni ishte i ftuar që të pikturojë fasadën e një ndërtese të madhe komuniste, të cilin ai e mbuloi me vizatime të epokës digjitale, me ç’rast qartësisht zbuloi distancën kognitive mes lëkurës arkitektonike dhe Mjedisit të brendshëm të shoqërisë bashkëkohore postkomuniste.

Për projektin Bienale 3 në Konjik, Bosnë dhe Hercegovinë (2015), Helidoni krijoi një vepër arti për bunkerin automatik të ish Jugosllavisë, i cili ngjason me një nga korridoret e tij të ngjashme me tunelet shkëmborë – një sallë me pasqyra ku shprehjet e video lojrave ushatarake kthehen në ad infinitum, e rrethojnë shikuesin me kode dhe një iluzion dydimensional lojërash. Për Manifesta 8 (2010), ai krijoi një instalacion arome prej erëzave të tregut që kanë të bëjnë me komunitetet etnike të cilat jetojnë në Mursi (Spanjë). Publiku ishte i ftuar të shikonte këtë “muze” të padukshëm , e megjithatë të hapur prej arome, ndërsa u analizuan reagimet personale në lidhje me aromat individuale dhe sekuensionimin e tyre.

Ka qenë pjesëmarrës disa herë në Bienalen e Venecias (si për art figurativ ashtu edhe për arkitekturë), edhe në mënyrë të pavarur edhe në grup, i ka prezantuar veprat e tij në Manifesta, Bienalen e Tiranës dhe në një numër të madh prezantimesh ndërkombëtarisht të njohura. Aktualisht ligjeron teori të artit në kolegjin SUNY Old Westbury.

Në Çifte Hamam ai do të shfaqë një projekt specifik, të titulluar në korelacion me vetë lokacionin (H)am(h)am. Termi i referohet vendit me analogji të pjesëshme drejtuar historisë dhe traditës të hamameve të mrekullueshme të regjionit, të cilat kanë qenë vende socializimi të të gjitha komuniteteve etnike të cilat kanë jetuar në shtete të caktuara, dhe përfaqësonin lokacionet më mendjehapura të çdo kulture. Këto vende e kanë inicuar dhe e kanë motivuar komunikimin mes klasave të ndryshme, etnive dhe feve. Nga këndvështrimi i sotëm, Çifte Hamami është vend bashkëkohor komunikimi, që do të thotë se e vazhdon rolin e saj primar dhe pikërisht ky funksion kryesor i saj ndër shekuj është determinuesi kryesor i idesë së Helidon Gjergjit.

Projekti përbëhet prej tre pjesëve, disa të krijuara konkretisht për hapësirën fizike të Çifte Hamamit, ndërsa të tjera kanë një reinterpretim specifik hapësinor të instalacioneve dhe objekteve të deritanishme.

Në sallën e parë, Gjegji ka vendosur piktura artistike të emotikoneve të komunikimit virtual, të cilat do të vendosen në hapjet pentagonale të kupolës dhe do të jenë të dukshme si projeksione nga drita e cila depërton nëpërmjet hapjeve të mureve të brendshme të kësaj hapësire.

Salla e dytë është kombinim pasqyrash nga Bienalja në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe erëzave nga Manifesta, duke qenë se këto dy vepra ndërthurren në një, duke krijuar një korridor abstrakt dhe të pafund, në të cilin çdo anë pasqyron anën e kundërt. Bashkimi i hapësirës vizuale, pasqyrimit, magjisë së erëzave të komuniteteve më të mëdha etnike në Maqedoni (maqedonas, shqiptarë, romë, etruskë dhe serbë) krijon një perpetuum ndjenjash.

Ndërkaq, salla e tretë, e cila poashtu është sajuar konkretisht dhe specifikisht për hapësirën e Çifte Hamamit, do të jetë e mjegullosur me tym, drita e brishtë e cila do të depërtojë nga kupola do të krijojë një amosferë magjike, ndërkohë që në hapësirë do të dëgjohen tinguj, të krijuar në bashkëpunim me muzikantin shqiptar Fatos Qerimaj, të cilat janë të performuara me interaksion muzikor (komunikimi apo dis-komunikimi) të ringtounave të ndryshëm të celularit.

Kuratore e projektit është Ana Frangovska, ndërsa do të jetë i hapur për publikun deri më 24 gusht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button