LSDM: Politikat destruktive të VMRO-DPMNE-së nuk do t’i ndalojnë reformat

Opinioni është i njoftuar me dinakërinë, destruktivitetin dhe bllokimin e punës së Kuvendit nga ana e VMRO-DPMNE-së e cila në mënyrë dëshpruese tenton të bllokojë realizimin e reformave për të cilat votuan shumica e qytetarëve, të cilët tashmë kanë paga më të larta, vende të reja pune, institucione të pavarura dhe jetë më të mirë për të gjithë, kumtoi sot LSDM-ja.

“Përderisa Dragan Danev akuzon për bllokada, ai bashkë me kolegët e tij partiak në Kuvend tentojnë në çdo mënyrë të bëjnë obstruksione në punën e Kuvendit dhe organeve tjera kuvendore. Përmes formimit të 10 grupeve parlamentare në Kuvend, përmes sjelljes së 700 amandamenteve për Buxhetin që kur ishte VMRO-DPMNE në pushtet në mënyrë direkte i refuzoi të njejtat dhe përmes sjelljes skandaloze të kryetarës së Komisionit për financa dhe buxhet nga rradhët e tyre, VMRO-DPMNE tregon se nuk i interesojnë qytetarët, por merakoset vetëm për interesat partiake.” njofton kjo parti.

Qytetarët janë lodhur nga politikat destruktive të VMRO-DPMNE-së. Edhe pas gjitha bllokadave dhe obstruksioneve nga ana e VMRO-DPMNE-së, shumica parlamentare e udhëhequr nga LSDM-ja do t’i përmbushë të gjitha premtimet për standard jete më të lartë, vende të reja pune dhe profesionalizimin e institucioneve sepse qytetarët e meritojnë atë, kumtoi sot LSDM-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button