Bartomeu: PSG mund ta transferoj Neymarin nëse paguan 222 milionë euro (Foto)

Josep Maria Bartomeu, presidenti i Barcelonës, ia ka hapur derën transferimit të Neymarit në Paris Saint-Germain
Transferimi i Neymarit në Paris Saint-Germain mund të bëhet realitet. Këtë e ka konfirmuar edhe presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu.

Por, për tu realizuar ky transferim, Bartomeu i ka bërë me dije gjigantit francez duhet ta paguajnë dëmshpërblimin prej 222 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

“Nëse Neymar dëshiron të largohet, PSG duhet ta paguajë dëmshpërblimin. Nuk do të bëjmë zbritje për asnjë centë”, ka deklaruar Bartomeu.

Tash e disa ditë është duke u përfolur me të madhe se Neymar do t’i bashkohet Paris Saint-Germain.

Lojtari brazilian deri më tani nuk ka qartësuar të ardhmen. Por, këtë pritet ta bëj më së largu deri në fillim të muajit gusht.
Neymar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button