Xhon Keli u zgjodh shef i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë

Presidenti amerikan, Donald Tramp e hoqi Reins Pribeus nga pozita shef i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë dhe në këtë funksion e vendosi Xhon Kelin, ministrin e deritanishëm të Punëve të Brendshme.

“Më vjen mirë që ju informoj se sapo e emërova gjeneralin/sekretarin Xhon F.Keli shef të kabinetit të Shtëpisë së Bardhë. Ai është një amerikan i shkëlqyer… dhe lider i madh”, shkroi Tramp në llogarinë e tij në Tuiter.

Tramp vlerësoi se Keli ka kryer një punë spektakulare në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

“Ai është një yll i vërtetë i administratës time”, shkroi Tramp

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button