Interi dhe Liverpooli në garë për brazilianin Rafinha

 Pretendohet se klubi italian i Interit dëshiron të sjellë mesfushorin brazilian të Barcelonës, Rafinha.

Megjithatë, edhe Liverpooli dëshiron që sezonin e ardhshëm të përforcojë ekipin me futbollistin brazilian.

Gazeta spanjolle “Mundo Deportivo” shkruan se Interi në çdo mënyrë tenton të sjellë mesfushorin 24 vjeçarë.

Liverpool po ashtu është i gatshëm të sjellë Rafinha si pjesë të marrëveshjes për Philippe Coutinho, lojtari i “redsave” i cili është pranë kalimit në Barcelonë.

Mediat britanike pohojnë se në fund mund që Rafinha të kalojë në Liverpool i cili është i gatshëm të paguajë 75 milionë euro për mesfushorin, aq sa është klaozola e tij në Barcelonë.

Rafinha në karrierën e tij të deritanishme ka luajtur për Barcelona B, Barcelonën dhe Celtan, ku ishte në huazim.

Në fanellën e reprezentacionit të Brazilit ka luajtur dy herë, duke shënuar një gol.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button