Nga “nuk ulemi bashkë me persona të inkriminuar”, Bilall Kasami ulet me Menduh Thaçin

Në ditën e njëjtë kur u refuzua takimi në tryezën shqiptare, këtë herë pa arsye të theksuar, lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, është takuar me liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi.
Dy liderët e vet-përjashtuar nga Tryeza, kanë biseduar për ngjarjet aktuale politike sidomos ato në kampin politik shqiptar, thuhet në njoftimin e Lëvizjes BESA.

Takimi ka nxitur debate të ndryshme në opionion kryesisht negative, pasi që BESA me ngulm theksonte se “nuk ulen në tavolinë me persona të inkriminuar” duke “harruar” kështu bujën që ka bërë vetëm një bisedë nga ajo që ka dalë në publik e Menduh Thaçit me krye-spiunin maqedonas, Sasho Mijallkov, ku i thotë që është “besnik deri në vdekje”.

Çfarë tha Kasami për Thaçin?

Më tej, kohë më parë Kasami, adresoi kritika të ashpra ndaj Liderit të PDSH Menduh Thaçit, duke e quajtur ate drejtpërdrejt si bashkëpunëtor të ish shefit të shërbimit sekret Sasho Mihajlkov. Në pyetjen e gazetari për bashkëpunim të mundshëm me Menduh Thaçin përgjigjet:

“Problemi i PDSH qëndron fatkeqsisht vetëm tek lideri të cilin e ka. Nuk kisha dashur më shumë ti kushtoj rëndësi një personi i cili shefit të sigurimit shtetëror i betohet deri në vdekje, nje personit i cili sot e shan, dhe pas dy ditëve i kërkon bashkëpunim Lëvizjes BESA, qe pas një jave të thot Lëvizja Besa na qenka kështu apo ashtu, një person që nuk ka kredibilitetin më të vogël për tu marrë me politikë, po kjo është fati i shqiptarëve cili besoj se pas 24 Prillit më nuk do të jetë një realitet” tha ai.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button