Filloi me punë Këshilli për reforma në sektorin e gjyqësorit, ja çfarë pret ministri nga ata

Këshilli për reforma në gjyqësorin e Maqedonisë i përbërë nga profesorë, prokurorë, gjykatës dhe ekspertë është takuar sot me ministrin e drejtësisë, Bilen Sali.

Ky i fundit i njoftoi anëtarët e Këshillit me aktivitetet e Qeverisë që janë ndërmarrë në drejtim të realizimit të prioriteteve urgjente reformuese. Ministri theksoi se Këshilli do të ketë detyrë kyçe në vëzhgimin e aktiviteteve që do të rrjedhin  nga realizimi i Strategjisë dhe nga Plani saj aksional për 5 vitet e ardhme.

LEXO: Ministria e Drejtësisë me profesorë, prokurorë, gjykatës dhe ekspertë do ta reformojë gjyqësorin

Ai tha se Këshilli ka rolin e trupit këshillëdhënës, detyra e të cilit është diskutimi për vendimet më të rëndësishme për çështjet juridike nga Strategjia për reforma të sektorit të gjyqësorit nga draft versioni punues deri në miratimin e saj përfundimtar, si dhe për zgjidhjet ligjore që do të rrjedhin  nga e njëjta.

“Ministri i Drejtësisë i tregoi pritjet e Ministrisë së Drejtësisë dhe potencoi mundësinë që vetë Këshilli të parashtrojë pyetje, ndryshime ligjore, si dhe të definojë praktikat më të mira për tejkalimin e të gjitha problemeve dhe dilemave të hapura në sektorin e gjyqësorit. Çdo temë për të cilën konsiderohet se është e rëndësishme për reformat në sferën e gjyqësorit është e nevojshme të aktualizohet dhe të iniciohet shqyrtim.” njoftojnë nga kabineti i ministrit.

LEXO: Rruga me gjëmba deri te rizgjedhja e gjykatësve të Maqedonisë fillon nga Këshilli Gjyqësor

Mendimet dhe drejtimet e Këshillit për reforma do të  prezantohen në grupet punuese operative dhe në seancat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Pas shkëmbimit të mendimeve të anëtarëve të Këshillit dhe diskutimit mbi situatën u kufizua kompetenca e Këshillit për reforma të sektorit të gjyqësorit nga realizimi i Planit për prioritetet urgjente reformuese dhe u vërtetua dinamika e punës së Këshillit, për të cilën gjë publiku do të njoftohet në mënyrë plotësuese.

LEXO: Rizgjedhjen e gjykatësve do ta bëjë Këshilli Gjyqësor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button