Reagime: Fondacioni “Mustafa Pasha” dhe kopshti “Bleta” nuk kanë lidhje njëra me tjetrën

Ministria e Punës dhe Politikë Sociale (MPPS) thotë se Fondacioni “Mustafa Pasha” dhe kopshti “Bleta” nuk kanë lidhje njëra me tjetrën, edhe pse thanë se gjatë kontrollit te kopshti, thanë se “dokumentacionin e plotë të atij objekti e mban pronari i shoqatës humanitare “Mustafa Pasha”, i cili është shtetas i Turqisë”, njofton Portalb.mk.

“Sipas asaj që ka kontrolluar Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), në terren dhe në dokumentacion, kopshti “Bleta” nuk ka kurrëfar lidhje me Fondacionin “Mustafa Pasha”, deklaroi, për Portalb.mk, Pavlina Simonoska-Arsiq, përfaqësuese e kabinetit të ministres së MPPS-së, Milla Carovska, pasi Fondacioni “Mustafa Pasha”, dërgoi kumtesë në të cilën mohon çdo ndërlidhje mes tyre dhe kopshtit.

“Në lidhje me çerdhen “Bleta” që ne nuk kemi asnjë lidhje me të, nga qarqet e caktuar në një mënyrë të qëllimshme, është munduar të prodhohet dhe krijohet perceptimi, opinioni dhe ideja se ne si institucion kemi lidhje me çerdhen në fjalë dhe në këtë mënyrë aktivitet dhe shërbimet humanitare dhe kulturore që i ofron institucionit ynë janë bërë cak i kësaj”, thuhet në kumtesën e Fondacionit “Mustafa Pasha”.

MPP-së, thotë se gjatë ditës së kontrollit, përfaqësuesit e Fondacionit “Mustafa Pasha” kanë shkuar në Ministrinë e tyre dhe janë arsyetuar se ata nuk kanë lidhje me çerdhen.

“Gjatë kontrollit në terren, paralelisht kanë ardhur në Ministri edhe përfaqësuesit e Fondacionit “Mustafa Pasha”, të cilët janë arsyetuar me dokumente se nuk kanë kurrfarë lidhje me kopshtin “Bleta”, bile na treguan edhe statutin e Fondacionit se për çfarë punojnë. Deri më tani ne nuk kemi gjetur ndonjë lidhjes mes Fondacionit dhe kopshtit, por nëse ka, kjo është kompetencë e Ministrisë së Punëve të Brendshme që ta konfirmojë me hetim. Një gjë është e sigurt, kopshti “Bleta” nuk është në regjistrin e kopshteve të Maqedonisë të cilët janë nën kompetencë të MPP-së”, tha Simonoska-Arsiq.

Për takimin me MPPS-në, informojnë edhe nga Fondacioni, të cilët thonë se në këtë takim, është vërtetuar se veprimtaria e Fondacionit është bërë në përputhje me ligjet e Maqedonisë

“Në takimin që realizuam me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale u bisedua për publikimet, akuzat dhe pretendimet e pa baza të cilat janë bërë në drejtim të institucionit tonë dhe se institucioni ynë nuk ka aspak lidhje me çerdhen “Bleta”. Nga ky takim u kuptua dhe u vërtetua se institucioni ynë të gjithë aktivitetin dhe veprimtarinë e ushtruar e ka bërë në përputhshmëri të plotë me të gjitha ligjet në fuqi të Republikës së Maqedonisë dhe në këtë çështje neve na është dorëzuar një dokument për faktin se ne kemi të drejtë në këtë çështje”, thonë nga Fondacioni “Mustafa Pasha”.

Ndryshe, ngjarja me kopshtin “Bleta” bëri bujë të madhe në opinion, pasi që në rrjetet sociale dhe media rrodhën fotografi në të cilat mund të shihej se si fëmijët e kopshtit kryenin rituale fetare.

Për rastin në fjalë u angazhua MPPS, e cila pasi e dërgoi inspektoratin në terren, gjegjësisht në Çair, është parë se në shtëpi private janë adaptuar hapësira shkollore me mjete adekuate, gjithsej 20 fëmijë, nga mosha 6-11 vjeçare nën mbikëqyrje të dy mësimdhënësve. Edhe fëmijët edhe mësueset kanë verifikuar se aty zhvillohet mësim fetar, lutje, falje dhe mësim të librave fetar në periudhë kohore prej ora 11 deri në ora 16.

Portalb.mk, ka dërguar kërkesë zyrtare deri te Ministria e Punëve të Brendshme, për të na informuar me aktivitetet që ata i kanë ndërmarrë në lidhje me rastin në fjalë, pas informatës së Fondacioni “Mustafa Pasha” dhe kopshti “Bleta” nuk kanë lidhje njëra me tjetrën.

LEXO: Çfarë fshihet pas “Kopshtit Bleta” që bëri bujë në opinion me ligjeratat fetare?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button