UEFA, zëvëndës presidenti i arrestuar Villar jep dorëheqje

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) njoftoi se nënpresidenti Angel Maria Villar, i cili është në burg në Spanjë i akuzuar për korrupsion, ka dhënë dorëheqje, transmeton Anadolu Agency (AA).

UEFA përmes një njoftimi thekson se Villar ka dhënë dorëheqje të parevokueshme të mërkurën nga “pozita e zëvendës presidentit të UEFA-s dhe Këshillit të saj drejtues”.

Më tej shton se Alexander Çeferin, presidenti i UEFA-s, pranoi dorëheqjen e Villarit dhe e falënderoi atë për kontributin e tij të gjatë në futbollin evropian.

UEFA thekson se për shkak të procedurave aktuale gjyqësore në Spanjë, nuk ka komente të mëtejshme rreth kësaj çështje.

Villar u arrestua javën e kaluar së bashku me djalin e tij Gork Villar, nënpresidentin e Federatës Kombëtare Juan Padron dhe Ramon Hernandez, sekretar i federatës rajonale të Tenerifes.

Policia i akuzon për keqmenaxhim, rialokim të fondeve, korrupsion dhe falsifikim të dokumenteve. Për Villar dhe Pardon nuk është pranuar kompensimi dhe u transferuan nga paraburgimi policor në burg, ndërsa hetimi është në vazhdim.

Villar ishte president i FF të Spanjës që nga viti 1998, dhe gjithashtu ushtronte detytën e zëvendës-presidentit të FIFA-s dhe UEFA-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button