Në Stamboll janë arrestuar 26 persona për gjoja lidhje me “Shtetin Islamik”

Policia në Stamboll arrestoi sot 26 persona, duke përfshirë 17 të huaj, për shkak të gjoja lidhjeve me organizatën terroriste “Shteti islamik”, kumtoi policia turke, njofton Anadollu.

Operacioni është kryer nga ekipe nga sektori për luftë kundër terrorizmit të policisë turke dhe forcave speciale. Janë bastisur 14 adresa në nëntë lagje të Stambollit. Gjatë bastisjeve janë sekuestruar materiale dhe dokumente të ndërlidhura me “Shtetin Islamik”.

Është konfirmuar se personat e arrestuar kanë udhëtuar në Siri.

Mbi 300 persona në Turqi janë vrarë gjatë sulmeve të kryera në vitet e fundit nga “Shteti Islamik”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button