Suedi, tre ministra japin dorëheqje nga presioni i opozitës

Tre ministra në Suedi kanë dhënë dorëheqje pas rrjedhjes së informacioneve konfidenciale shtetërore në internet dhe presionit të ushtruar nga opozita, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri suedez Stefan Loften njoftoi se dorëheqje kanë parashtruar ministri i Punëve të Brendshme Anders Ygeman, ministrja e Infrastrukturës Anna Johansson dhe ministri i Shëndetësisë Gabriel Wikstrom.

Kryeministri Loften tha se ministri i Brendshëm dhe i Infrastrukturës Ygemene dhe Johansson kanë dhënë dorëheqje për të mos lejuar thellimin e krizës politike në vend, ndërsa ministri i Shëndetësisë Wikistrom nga posti hoqi dorë për arsye private.

Tashmë dihen edhe emrat e ministrave të rinj. Ministër i Punëve të Brendshme i Suedisë prej sot është ministri i deritanishëm i Migracionit Morgan Johannson, ndërsa vendin e tij të zbrazur do ta trashëgojë Helen Fritzon. Ministri i ri i Infrastrukturës është Tomas Eneroth.

Televizioni shtetëror suedez SVT lajmëroi se opozita ka kërkuar që ministri i Punëve të Brendshme, Infrastrukturës dhe i Mbrojtjes të japin dorëheqje ose Parlamenti do të ngre procedurë për votim të mosbesimit të Qeverisë.

Kriza ndodhi pasi Drejtoria për Transport e Suedisë i bëri të arritshme në internet të dhënat sekrete shtetërore lidhur me automjetet e policisë dhe ushtrisë si dhe të dhënat mbi pilotët ushtarak.

Kryeministri Loften sot po ashtu tha se ministri i Mbrojtjes Peter Holtquist do të vazhdojë të kryejë detyrën e tij.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button