LSDM i përgjigjet Poposkit për marrëveshjen me Bullgarinë

Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë është në pajtueshmëri me interesat kombëtare të Republikës së Maqedonisë dhe u përgjigjet interesave të qytetarëve dhe të Maqedonisë dhe Bullgarisë, thuhet në reagimin e LSDM-së ndaj konferencës së sotme për shtyp të deputetit Nikolla Poposki.

“Me Marrëveshjen riafirmohet pozicioni se bëhet fjalë për dy shtete të veçanta, dy popuj të veçantë dhe dy gjuhë të veçanta, mbyllet një çështje që pa nevojë tërheq vëmendje dhe energji, përshpejtohet procesi i integrimit në BE dhe NATO, ndërsa Maqedonia bëhet shembull për bashkëpunim në Evropës Juglindore”, qëndron në kumtesë.

Potencohet se suksesi për marrëveshjen e arritur është i përbashkët i të gjithë qytetarëve, partive dhe të gjithë qeveritë e deritanishme, për shkak se Qeveria e re e finalizon proces që është filluar në vitin 2009, prej kur janë mbajtur dhjetë takime të përbashkëta të komisioneve midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë.

“Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja udhëheq politikë të miqësisë dhe bashkëpunimit dhe në mënyrë llogaridhënëse dhe transparente i zgjidh të gjithë çështjet e hapura të Republikës së Maqedonisë, si në planin e jashtëm ashtu edhe në atë të brendshëm dhe për këtë arsye, posaçërisht e rëndësishme është që VMRO-DPMNE-ja të marrë pjesë edhe në përfundimin e procesit dhe t’i japë mbështetje Marrëveshjes”, thuhet në kumtesën nga LSDM-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button