Poposki: Marrëveshja me Bullgarinë të korrigjohet në pjesën e interesave kombëtare

Deputeti Nikolla Poposki nga VMRO-DPMNE dhe ish ministër i Punëve të Jashtme sot deklaroi se që Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë të fitojë mbështetje nga partia e tij në Kuvend në të duhet të bëjnë korrigjime në pjesën e interesave kombëtare maqedonase.

“Kjo marrëveshje tërësisht i përmbush interesat e bullgare, dhe nuk ka dilemë ndaj asaj dhe ne nuk duhet të kemi ndjenja negative ndaj asaj sepse legjitime është qeveria bullgare të luftojë për interesat bullgare. Duhet edhe ana e Maqedonisë të veprojë në përmendjen e popullit, në gjuhën maqedonase, jo relativizëm, dhe definim i qartë i këtyre aspekteve me qëllim edhe ne të ndjehemi më komfor”, theksoi Popsokis në konferencën për media në Kuvend.

Në asnjërin prej këtyre propozimeve, siç tha, nuk ka shkelje apo dëmtim për anën e Maqedonisë por ka vetëm afirmim edhe qytetaret e Republikës së Maqedonisë të ndjehen komod me një marrëveshje të tillë.

Nga vetë fillimi i këtij procesi VMRO-DPMNE, tha Poposki vlerëson se Marrëveshja me Bullgarinë duhet të jetë në formë e cila duhet të fitojë mbështetje më të gjerë publike dhe se nuk mund të jetë lëndë e politikës ditore, para se gjithash, për shkak ndjenjave të qytetarëve tonë dhe të gjithë atyre që janë përfshirë.

Lidhur me interesat e përbashkëta të të dy vendeve më rendësi, sipas tij, është të theksohet se anëtarësia e të dy vendeve në NATO dhe BE është ajo që na bashkon dhe ajo drejt të cilës shohim.

Lidhur me interesat e ndryshme, Poposki theksoi se interes i Bullgarisë është të vendosje e historisë së përbashkët si kategori në këtë marrëveshje, që nuk gjendet në Deklaratën nga vitit 1999 dhe më shumë vendosjen e komisionit, e cila në një mënyrë është stacion rruge për secilën hapje të kapitullit tonë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Lidhur me interesat e Maqedonisë VMRO-DPMNE insiston dhe reziston në faktin se duhet të qëndroj formulimi për popullin e Maqedonisë, të mos ndodh të ketë shmangie dhe se formulimi i gjuhës maqedonase si kategori kushtetuese nuk është mjaft cilësore dhe nuk përputhet me vlerat të cilat mund t’i përfaqësojmë si vlera evropiane në vitin 2071.

Ish ministri i Punëve të Jashtme përmendi siç tha, modelin francez-gjerman i pajtimit, më shpesh është përmendur si model i suksesshëm pajtimi me integrimin evropian.

Për këtë, siç tha, qeveria e Maqedonisë nuk duhet dhe nuk ka asnjë arsye të turpërohet por duhet të inkurajohet t’i ndajë dhe të veprojë kompromise të tilla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button