Katër këngëtare shqiptare ne festivalin e Moskës

Katër këngëtare shqiptare do të marrin pjesë në njërin prej festivaleve më modern të muzikës “Evropa Plus” në Moskë.

Dua Lipa, Bebe Rexha, Era Istrefi e Arilena Ara, janë emrat e përzgjedhur që do të performojnë në këtë festival.

Ky lajm është bërë i ditur nga posteri zyrtar i festivalit, qe ka shfaqur listën me emrat e pjesëmarrësve, në të cilën bëjnë pjesë edhe katër këngëtaret në fjalë.

Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Era Istrefi janë emra, projektet e të cilave janë të njohur ndërkombëtarisht, ndërsa edhe Arilena ka bërë një rrugë shumë të suksesshme me këngën “Nëntori”.

Festivali do te zhvillohet me 29 korrik, në kryeqytetin rus, në Moskë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button