OEMVP realizoi takim pune me kryeministrin Zaev dhe ministrat nga e Qeverisë

Me qëllim të shkëmbimit të ideve dhe informacioneve mbi programin e reformave ekonomike të qeverisë së re për të krijuar një ambient më të mirë biznesi dhe mundësi të barabarta për të gjithë që do të kontribuojë në ndërtimin e besnikërisë dhe forcimin e avantazheve konkurruese të kompanive në tregë, Oda ekonomike e Maqedonisë veri – Perëndimore realizoi  takim mes anëtarëve të saj dhe Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev dhe ministra nga Kabineti qeveritar të Republikës së Maqedonisë.

Ky takimi ishte interaktiv ku Oda prezantoi masat dhe propozimet për rritjen dhe zhvillimin ekonomik si dhe inicijativat për të përmirësuar funksionimin e institucioneve shtetërore përfshira në platformën ekonomike të OEMVP-së.

Në takim  morën pjesë z. Koço Angjushev, zv/kryeministër i qeverisë për çështje Ekonomike dhe koordinim me çështjet ekonomike, z. Kreshnik Bekteshi, ministri i Ekonomisë, z. Sadulla Duraku, ministri i mjedisit dhe planifikimit hapësinor, z.Goran Sugarevski, ministër për transport dhe lidhje, z.Ljupço Nikollovski, ministër i Bujqësis dhe mbi 100 përfaqësues të kompanive anëtare të Odës.

OEMVP me theks të veçantë në thjeshtimin e procedurave administrative; përmirësimi i infrastrukturës; qasje më të madhe të kompanive në financa, gjithashtu propozoi qeverisë të përqëndrohet në promovimin e punësimit të grave apo të politikave dhe praktikave dhe mundësive të punësimit për gratë në sektor dhe role jo-tradicionale si një pjesë e domosdoshme në strategjinë afatgjatë për zhvillimin ekonomik të vendit si dhe,  një hap shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për këtë Qeveri është edhe regjistrimi i popullsisë, sepse informacioni i saktë është mundësi për planifikim dhe thjeshtë para.

Nga ana tjetër, kryeministri z. Zaevi  theksoi se 80 për qind të kërkesave të OEMVP-së janë të inkorporuar në programin ekonomik të qeverisë, por i bëri thirrje biznesmenëve të vazhdojnë me dhënien e kritikave, sugjerime dhe propozime nëpërmjet OEMVP-së.

Njëherit kërkojë që kërkesat e kompanive të adresohen përmes Odës, për shkak se në këtë mënyrë, tha ai, qeveria do ta ketë më të lehtë të  punojë në të mirë të biznesit, qytetarëve dhe të shtetit dhe do të jetë në shërbim të  tyre.

Sipas tij, 90 milion, ose 1 % e BPV-së në vit do të realizohet për zhvillim të barabartë rajonal, dhe çdo qindarkë ruajtur në buxhet do të investohet në investime kapitale, në vend se monumenteve.

Kryeministri Zaev njoftoi se do të barazohen kushtet për investitorët vendas dhe të huaj dhe gjithashtu theksoi edhe problematikën e evazionit fiskal, duke e cilësuar atë si një problem madhor të vendit. Në këtë kontekst, ai tha se do të ndërmirren masa për pagesën e tatimit mbi vlerën e shtuar, dhe synimi i inspektorëve nuk do të jetë dënimi, por paralajmërim dhe udhëzim.

– Nëse një biznes ec përpara, zhvillohet dhe shteti, do të ketë vende pune për qytetarët dhe më shumë para në buxhet, theksoi Zaev.

Gjatë diskutimit nga ana e anëtarëve të OEMVP-së, një nga problemet aktuale më të mëdha u përmend zona industriale e Vizbegut me problemet për leje ndërtimi, toka është ende bujqësore, nuk ka kanalizim, problem me furnizim me ujë, më pas zhvillimi i pabarabart rajonal, trajtimi i kompanive të dëmtuara nga vërshimet në Hasanbeg, regjistrimi i popullsisë si informacion shumë të rëndësishëm dhe hartimin e një strategjie afatmesme të zhvillimit ekonomik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button