Zaev: Reformat në gjyqësi nuk mund të fillojnë nëse Zvërlevski i reziston shtetit

Reformat në gjyqësi nuk mundet aspak të fillojnë nëse Marko Zvërleski në mënyrë të pafundme  dhe të pacipë  reziston ndaj shtetit dhe shoqërisë, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve lidhur me informacionin se Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski pas masës së konfirmuar dje për paraburgim dyshohet se e kanë braktisur shtetin, Zaev tha se nuk dëshiron të përzihet në punën e gjykatës.

“Nuk dua të lejoj të them çfarë duhet gjykata ose Parlamenti të bëjnë. Kjo nuk është e pushtetit ekzekutiv. Cilësinë, megjithatë, të vendimeve që i kanë marrë gjykatat, do t’i tregojë praktika. Duke mos dhënë paraburgim, e shohim se njerëzit ikin. Nëse megjithatë, caktohet paraburgim, ai duhet të jetë në pajtim me ligjin”, theksoi kryeministri pas takimit në Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.

Në pyetjen nëse në këtë kontekst ndjen ndonjë përgjegjësi, theksoi se pikërisht ai i ka hapur çështjet për gjyqësinë e Maqedonisë  me të gjitha vrazhdësitë e tij, siç thekoi , që ta shfaq para opinionit.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, përsëriti, është kompetent të marrë vendim për shkarkim dhe emërimi të prokurorit publik.

“Shpresoj se këtë do ta bëjë në pajtim me ligjin dhe Rregulloren”, theksoi Zaev.

Për ftesën e presidentit Gjorge Ivanov të marrë pjesë në manifestimin me rastin e Ilindenit si kryetar komune, Zaev u përgjigj se gjatë kohë nuk e ushtron këtë funksion.

“Ka kohë që nuk jam kryetar komune. Tridhjetë dhjetori është dita ime e fundit si kryetar komune i Strumicës. Me siguri është ndonjë gabim. Dua kohabitacion me presidentin e shtetit”, tha kryeministri Zaev. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button