Është zyrtare! Ky mashkull ka fytyrën më të bukur në botë (FOTO)

Ai është 56 vjeç, por ka fytyrën më të bukur në botë. Idhulli i gjinisë femërore, edhe nga kërkimet shkencore është konfirmuar zyrtarisht si mashkulli me fytyrën më të bukur në botë. Karakteristikat e George Clooney-t, janë 91.86 për qind të sakta në Raportin e Bukurisë Phi, i cili për mijëra vjet mendohej se mbante formulën sekrete të përsosmërisë, shkruan Revista Class.

Duke përdorur teorinë, teknologjia e hartës kompjuterike gjithashtu gjeti se Ryan Gosling kishte hundën e përsosur, Harry Styles kishte sytë më të bukur dhe mjekrën më të mirë dhe David Beckham kishte fytyrën me formën më të përkryer.

Clooney u testua me teknikat e fundit të hartës së fytyrës nga kirurgu i Harley Street, Dr Julian De Silva. Sytë, vetullat, hunda, buzët, mjekra, nofullat dhe forma e fytyrës u matën dhe u afruan më afër idesë për përsosmëri.

Bradley Cooper u rendit i dyti me 91.80 për qind, Brad Pitt ishte i treti me 90.51 për qind, këngëtari i One Direction dhe ylli i Dunkirk, Harry Styles ishte i katërti me 89.63 për qind dhe David Beckham ishte i pesti me 88.96 për qind saktësi të karakteristikave të tij në raportin e bukurisë Phi .

Më pas vijnë  Will Smith 88.88%, Idris Elba 87.93%, Ryan Gosling 87.48%,  Zayn Malik 86.5%, dhe Jamie Fox 85.46%.

1 George Clooney 91.86%

2 Bradley Cooper 91.80%

3 Brad Pitt 90.51%

4 Harry Styles 89.63%

5 David Beckham 88.96%

6 Will Smith 88.88%

7 Idris Elba 87.93%

8 Ryan Gosling 87.48%

9 Zayn Malik 86.5%

10 Jamie Fox 85.46%

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button