Paraburgim për personin që ka shtënë në një aheng familjar në Likovë

Gjykata i ka caktuar paraburgim 30 ditor personit i cili pardje ka shtënë në një aheng familjar në Likovë, pasi Prokuroria e Kumanovës ka parashtruar propozim deri te Gjykata Themelore e Kumanovës për përcaktimin e masës paraburgim, njoftuan sot nga Prokuroria.

Në kumtesë theksohet se i dyshuari më 25 korrik në orën 22;45 minuta, derisa ka marrë pjesë në një aheng familjar, ka nxjerrë nga rripi armë të markës “SMIT dhe VESON” dhe me paramendim ka gjuajtur një plumb me të cilin e ka qëlluar të vdekurin B.H shtetas i Republikës së Gjermanisë.

Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës ka sjellë urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër të dyshuarit për kryerje të dy veprave penale edhe atë vrasje nga neni 123 par 1 dhe përpunim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim të paautorizuar me armë ose materie spërkatëse nga neni 396 paragrafi 1 nga Kodi Penal. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button