Zaev dhe Borisov do të përkulen para varrit të Goce Dellçevit

Me rastin e Ditës të Republikës – 2 Gushtin, Bordi organizues për manifestimin e festës pranë Qeverisë të Republikës së Maqedonisë, në koordinim  me Kuvendin dhe me Presidentin e shtetit, organizon një numër të madh solemnitetesh, pjesëmarrje dhe fjalime, njoftoi sot shërbimi qeveritar për media.

Manifestimet me rastin e 114-të vjetorit nga Kryengritja e Ilindenti dhe me rastin e 73 vjetorit nga seanca e parë e KAÇKM-së, do të fillojnë më 2 gusht, në orën 8, në kishën Shën Spas në Shkup ku para mysafirëve prezentë do të mbajë fjalim kryetari i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev.

Programi pastaj vazhdon me pjesëmarrjen e përbashkët dhe me vendosjen e kurorave të luleve në varrin e Goce Dellçevit, në oborrin e kishës Shën Spas, nga ana e kryeministrave të Maqedonisë dhe të Bullgarisë, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov.

Manifestimet me rastin e Ditës të Republikës vazhdojnë me aktivitetet e presidentit Gjorge Ivanov. Presidenti Ivanov në orën 10:00 dhe në orën  10:10 do të vendos lule para përmendoreve të KAÇKM dhe Nikolla Karevit.

Shënimi qendror i Ditës së Republikës – 2 Gushtit dhe nderimet shtetërore me rastin e përvjetorit nga Kryengritja e Ilindenit, do të mbahen në Meçkin Kamen në Krushevë.

Në Tubimin e popullit para të pranishmëve do të mbajë fjalim kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Programi i Tubimit popullor pastaj do të vazhdoj me program përkatës kulturor-artistik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button