Parlamenti i Bullgarisë miratoi që të nënshkruhet Marrëveshja me Bullgarinë

Parlamenti i Bullgarisë njëzëri me 206 vota “për” sot solli vendim që të nënshkruhet Deklarata në lidhje me Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Kuvendi Popullor i Bullgarisë i vlerëson pozitive përpjekjet e Qeverisë së Bullgarisë dhe Maqedonisë për finalizimin e bisedimeve në lidhje me Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, dhe pret që nënshkrimi i saj të bëhet në pajtueshmëri me marrëveshjen e arritur paraprake mes dy shteteve”, thuhet në Deklaratë.

Kuvendi njëkohësisht shpreh gatishmëri që t’i fillojë procedurat për ratifikimin e Marrëveshjes në afat sa më të shkurtër pas nënshkrimit të së njëjtës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button