Projekt 2.3 milionë euro për mbështetjen e komunave për ofrimin e shërbimeve më të mira

Me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian, me vlerë prej 2.3 milionë euro në periudhën e ardhshme 2,5 vjeçare, Ministria për Vetëqeverisje Lokale, në partneritet me Ministrinë e Financave dhe komunat do të punojë në përmirësimin e sistemit të qeverisjes lokale dhe mbështetjen e komunave për të ofruar shërbime më cilësore, kumtojnë nga Ministria për Vetëqeverisje Lokale.

Projektin do ta zbatojë Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), përmes zbatimit të tre komponentëve:

Përmirësimi i monitorimit, hartimi dhe sigurimi i shërbimeve tashmë të decentralizuara;

Mbështetja e komunave për ofrimin e shërbimeve të reja, në përputhje me planet zhvillimore gjithëpërfshirëse; 

Zhvillimi i kapaciteteve të komunave për të siguruar të ardhura të mjaftueshme për të ofruar të gjitha shërbimet e nevojshme publike.

“Projekti gjithashtu do të sigurojë mbështetje financiare për 30 komuna me vlerë deri në 25,000 euro për komunë , me qëllim që të ndihmojë në përcaktimin e nevojave prioritare, veçanërisht për nevojat  e grupeve  të rrezikuara në mënyrë që të sigurojë standarde më të mira jetese për të gjithë.  Në kuadër të projektit do të punohet për përmirësimin e kapacitetit të komunave për mbledhjen e taksave lokale, si dhe menaxhimin transparent të financave publike. Projekti do të ofrojë udhëzime për financim të qëndrueshëm për komunat, bazuar në analizat krahasuese të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian”, thuhet në kumtesnë e Ministrisë së vetëqeverisjes Lokale..

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button