Zaev: Numri më i madh i kompanive vendore të kyçen në investimet e mëdha

Mbështetje për zhvillim rajonal të barabartë, rregullim infrastrukturor të zonës ekonomike në Vizbeg, zbatim joseleksionues të ligjeve, qasje më të lehtë tek financat, regjistrimin e popullsisë, transparencë dhe llogaridhënie, janë kërkesat kyçe që Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP) ia tha sot kryeministrit, Zoran Zaev.

Në takimin e përbashkët të Zaev dhe ekipit qeveritar ekonomik, Oda kërkoi edhe formimin e komisionit të veçantë për zonat e vërshuara në Hasanbeg.

Kryeministri Zaev theksoi se 80 për qind e kërkesave të OEVMP-së janë në programin ekonomik qeveritar, por apelon që pronarët të vazhdojnë me dhënien e kritikave, sugjerimeve dhe propozimeve pasi që vetëm kështu, Qeveria do të punojë në dobi të biznesit, qytetarëve dhe shtetit dhe do të jetë servis i tyre.

Sipas tij, 90 milionë euro ose një për qind e BPV-së në vit do të realizohen për zhvillim rajonal të barabartë, ndërsa çdo denar i kursyer në Buxhet do të investohet në investime kapitale, në vend se në përmendore.

Zaev paralajmëroi se do të barazohen kushtet për investitorët vendorë dhe të huaj si dhe për racionalizimin e administratës.

“Nëse biznesi shkon përpara, do të zhvillohet edhe shteti, do të ketë vende pune për qytetarët dhe më shumë para në Buxhet prej donacioneve”, potencoi Zaev.

Mori fund koha, përmendi, kur për investime kapitale kërkoheshin kompani të huaja. Tani, të gjitha veprimtaritë do të ndahen në pjesë që në secilën prej tyre të gjendet nga ndonjë kompani vendore. Qëllimi është që numri më i madh i kompanive tona të kyçen dhe një pjesë të investimeve, përfitimit të ruhet në vend dhe jo të shpërndahet jashtë.

Kryeministri theksoi se dëshiron mandat të suksesshëm i cili do të rezultojë me ekonomi të mirë dhe qytetarë të lumtur.

Lidhur me racionalizimin e administratës, sqaroi se bëhet fjalë për kuadër cilësor dhe kërkoi nga biznesmenët në vitin e parë, me mbështetje qeveritare, t’i punësojnë këta njerëz sepse nuk mundet, siç tha, për vend rojtari në institucionet shtetërore të angazhohen 19 persona. “Vendet e punës në administratë duhet të racionalizohen, e jo të largohen njerëz nga puna”, nënvizoi kryetari i Qeverisë.

Ai kërkoi nga ekonomistët t’u japin edhe rroga më të mëdha punëtorëve të cilët, ndërkaq, vlerësoi Zaev, do t’ua kthejnë shumëfish më tepër.

Në hapje të takimit, Zaev foli edhe për evazionin tatimor, duke e cekur si problem të madh të shtetit. Në këtë kontekst tha se do t’u rreken masave të cilat do të thonë pagesë e ndershme e tatimit të vlerës së shtuar, ndërkaq qëllimi i inspektorëve nuk do të jetë ndëshkimi, por paralajmërimi.

комора

Për OEMVP, një nga problemet më të mëdha për momentin është zona në Vizbeg.

“Bëhet fjalë për rajon i cili përfshin tre komuna, ka kompani me 2.500 të punësuar, në vit realizon 640 milionë euro qarkullim dhe 30 milionë euro fitim, ndërkaq paguan tre milionë tatim. Dy vite  presim miratim për ndërtim, toka ende është bujqësore, nuk ka kanalizim, ujësjellës, shenja komunikacioni…, “thanë ekonomistët.

Sipas Menderes Kuçit nga Oda, i cili foli për mospagesë të TVSH-së, shteti duhet të jetë transparent nëse ka vështirësi gjatë kthimit të borxheve ndaj biznesit në mënyrë që kompanitë të mund ta marrin atë parasysh dhe të planifikojnë. “Propozoj edhe shërbimet të kenë evidencë të qartë se sili obligues tatimor është në parapagesë, ndërkaq kush ka borxh”, theksoi Kuçi.

Para fillimit të diskutimit foli edhe zëvendëskryeminsitri për çështje ekonomike, Koço Angjushev i cili i përsëriti politikat dhe udhëzimet kyçe ekonomike të Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button