Zgjedhjet lokale shpallen më 6 gusht, mbahen më 15 tetor

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, pret që me 6 gusht t’i shpall zgjedhjet lokale, të cilat do të mbaheshin më 15 tetor të këtij viti, ndërkaq deputetët do të jenë në pushim prej me 8 deri me 25 gusht, njofton Portalb.mk.

“Nëse shkon gjithçka në rregull zgjedhjet do t’i shpalli më 6 gusht, të cilat do të duhet të mbahen më 15 tetor të këtij viti. Deputetët do të jenë më pushim prej më 8 deri më 25 gusht. Gjithashtu, rebalanci do të jetë në seancë plenare nga e hëna, ose më së voni të martën dhe debati i paraparë prej pesë ditëve”, tha Xhaferi.

Ndryshe, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në pjesën më 1 qershor solli ndryshime në Kodin Zgjedhor, me çka mundësohet mbajtja e zgjedhjeve lokale në gjysmën e parë të tetorit dhe iu vazhdua mandati kryetarëve të komunave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button