Kuvend, nesër rikthehet në rend dite shkarkimi i Zvërlevskit

“Prej nesër deputetët do të debatojnë  për pikat e ngelura të seancës plenare, në mesin e të cilave është edhe shkarkimi i prokurorit, Marko Zvërlevski, pasi që sot mbaron debati në Komisionin për buxhet dhe financim për rebalancin”, tha, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në konferencë për shtyp ku e prezantoi raportin për 100 ditët e punës së Kuvendit, njofton Portalb.mk.

“Ashtu siç dihet sipas Rregullore, në kohë kur punon komisioni kuvendor amë, gjegjësisht Komisioni për buxhet dhe financim, duke e pasur parasysh se ai komision drejtpërdrejt transmetohet në televizion, nuk mundet që njëkohësisht të mbahet edhe seancë plenare pasi që të dyja nuk munden të transmetohen drejtpërdrejt në televizion. Komisioni ka 10 ditë kohë për të debatuar, ndërkaq ata sot mbarojnë. Pas mbarimit të atij debati prej nesër do të thirri seancë të re në të cilën mundet të punohet në pikat e ngelura, në mesin e të cilave është edhe shkarkimi i prokurorit, Marko Zvërlevski”, tha Xhaferi.

Ndryshe, shkarkimi i Zvërlevskit në rend dite është vendosur më 11 korrik, por për shkak të obstruksioneve të VMRO-DPMNE-së nuk ka përfunduar.

Ndryshe, Zvërlevski shquhet si prokuror i afërt me partinë e Nikolla Gruevskit dhe për punën e tij është kritikuar edhe nga bashkësia ndërkombëtare, e cila ishte ndërmjetësuese mes partive në vend për të formuar Prokurorinë Speciale.

Zvërlevski nuk i hetoi lëndët që dolën nga “bombat”, në të cilat dëgjohej për krime të rënda nga kreu i pushtetit të atëhershëm VMRO-DPMNE.

LEXO: Rruga me gjëmba deri te rizgjedhja e gjykatësve të Maqedonisë fillon nga Këshilli Gjyqësor

LEXO: Zvarritja e shkarkimit të Zvërlevskit, u jep “zemër” gjykatësve nën diktatin e VMRO-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button