Talat Xhaferi do të mbajë fjalim me 2 gusht në Krushevë për Ilinden

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot deklaroi se atij i takon rendi që sivjet të mbajë fjalim me 2 gusht në festën e Kryengritjes së Ilindenit në Krushevë, njofton Portalb.mk.

“Sipas rendit të rotacionit vjetor është që sivjet kryetari i Kuvendit të mbajë fjalim me 2 gusht në Ilinden. Mund të konfirmoj se unë do të mbaj fjalim”, tha Talat xhaferi.

Kryetari i Kuvendit këtë e deklaroi në konferencën e sotme për shtyp ku ka dhënë llogaridhënie për punën e Kuvendit në 100 ditët e para nga puna e tij.

Ndryshe, festa e 2 Gushtit që këtë vit përfshin dy ngjarje, 114 vjetorin e Kryengritjes së Ilindenit dhe 70 vjetorin e Kuvendit të KAÇKM, ashtu si edhe herrave tjera, përjashton kontributin e shqiptarëve në Republikën e Krushëvës.

Delegacioni parlamentar është ndër nishanet e vetme multietnike të ceremonisë për shënimin e kësaj feste.

Vlen të theksohet se vitet e kaluara në shënimin e kësaj feste është përbuzur kontributi i shqiptarëve të cilët kanë munguar në pjesëmarrjen e shënimit të kësaj feste.

LEXO: Dita e Ilindenit, sërish anashkalohen shqiptarët

LEXO: Republika e Krushevës, ngjarje historike që përbuz kontributin e shqiptarëve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button