SHBA e përshëndet Marrëveshjen mes Bullgarisë dhe Maqedonisë: Ky është hap historik

Ambasadat e SHBA-së në Shkup dhe në Bulllgari përmes deklaratës së përbashkët e përshëndetën miratimin e Marrëveshjes për fqinjësi dhe bashkëpunim të mirë mes Republikës së Maqedonisë dhe të Bullgarisë, njofton Portalb.mk.

“Marrëveshja i konfirmon lidhjet e afërta mes Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe e dëshmon vullnetin e mirë nga ana e të dy vendeve që ta përforcojnë bashkëpunimin ndërmjet veti në interes të qytetarëve. Angazhimi i tillë paraqet shembull inkurajues për zgjidhjen e çështjeve kontestuese mes fqinjëve dhe për përforcimin e stabilitetit politik dhe zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor. Ne i përshëndesim Maqedoninë dhe Bullgarinë për këtë hap historik drejt së ardhmes”, thuhet në deklaratën e ambasadave të SHBA-së në Shkup dhe në Sofje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button