Maduro: Sanksionet e SHBA-së janë ilegale, arrogante dhe pa precedent

Presidenti i Venezuelës, Nikollas Maduro deklaroi se sanksionet ekonomike të SHBA-së kundër 13 përfaqësuesve aktual dhe ish-përfaqësuesve janë “ilegale, arrogante dhe pa precedent”.

“Çfarë mendojnë imperialistët në SHBA? Se e pushtojnë botën”, theksoi Maduro.

Administrata e presidentit amerikan, Donald Tramp vendosi sanksione për 13 persona në Qeveri, armatën dhe kompaninë e naftës së Venezuelës me qëllim që të bëhet presion ndaj Maduros që të anulohet plani për formimin e Kongresit të ri kontrovers.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button