Facebook rrit të hyrat për 70 përqind në kuartalin e dytë

Gjigandi i medias sociale, Facebook, ka rritur të ardhurat e veta me 70 për qind, në tremujorin e dytë të vitit, raporton Anadolu Agency (AA).

Të ardhurat neto arritën në 3.89 miliardë dollarë në periudhën prill-qershor këtë vit, nga 2.29 miliardë dollarë, sa ishin në të njëjtën periudhë të vitit paraprak.

Të hyrat e përgjithshme të Facebookut në periudhën e lartpërmendur kanë shënuar 9.32 miliardë dollarë, nga 6.44 miliardë sa ishin një vit më herët, që është një rritje prej 45 për qind.

Edhe të hyrat e marketingut kanë shënuar një rritje të konsiderueshme njofton kompania Facebook, sipas të cilës ato kanë arritur shifrat prej 9.16 miliardë dollarë, nga 6.24 miliardë sa kjanë qenë në periudhën e fundit 12 mujore, që paraqet një rritje prej 47 për qind.

“Të ardhurat nga reklamat mobile për tremujorin e dytë të vitit 2017, kapin përafërsisht 87 përqind të të ardhurave të përgjithshme nga reklamat, që është 3 për qind më shumë nga tremujori i dytë i vitit 2016″, thonë nga Facebook.

Gjatë muajit qershor 2017 numri i përdoruesve të përditshëm aktivë ishte mesatarisht 1.32 miliardë, një rritje prej 17 përqind krahasuar me një vit më parë, ndërsa përdoruesit aktiv mujor ishin 2.01 miliardë, një rritje prej 17 përqind krahasuar me një vit më parë.

“Komuniteti ynë tani është dy miliardësh prandaj ne po punojmë ti bëjmë njerëzit e botës më afër njëri tjetrit”, tha Mark Zuckerberg, themelues dhe drejtor i Përgjithshëm i Facebook-ut.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP