Gadishulli korean shënon 64 vite nga përfundimi i Luftës koreane

Në Gadishullin korean sot shënohet 64-vjetori i përfundimit të Luftës koreane dhe i hyrjes në fuqi të marrëveshjes për ndërprerje të konfliktit, i cila ishte arritur atëherë, lajmëroi DPA.

Koreja e Jugut u shpreh respekt ushtarëve, të cilët e humbën jetën gjatë trazirave, të cilat zgjatën prej vitit 1950 deri më 1953 dhe përfunduan më 27 korrik të vitit 1953 me marrëveshje për ndërprerje të veprimeve luftarake. Koreja e Veriut atë ditë e quajti Ditën e fitores, e cila edhe për të është festë.

Gjatë javëve të kaluara u paraqitën informata se Koreja e Veriut për sot ndoshta po përgatitë provë të re bërthamore, e cila do të përputhet me festën. Zëdhënësi i pentagonit, kapiteni i forcave ushtarake detare, Xhef Dejvid dje megjithatë i hodhi poshtë ato informata si spekulime.

Më 4 korrik Koreja Veriore gjuajti me sukses një raketë balistike ndërkontinentale. Një ditë më pas SHBA-ja dhe Koreja e Jugut organizuan sëtrvitje të përbashkëta balistike, të cilat kishin për qëllim ta paralajmërojnë Korenë Veriore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button