Në Greqi është shkatërruar rrjeti për larje parash përmes bitkoinëve

Policia greke arrestoi një shtetas rus nën akuzën se është “truri” i rrjetit për larje parash me ndihmën e valutës virtuele bitkoin, përmes së cilës supozohet se janë “larë” së paku katër miliardë dollarë.

“I arrestuari Aleksandar Vinik (38) është ‘truri’ i organizatës kriminele, pas të cilit është shpallur fletëarrest ndërkombëtar”, ceket në kumtesën e policisë.

Vinik ishte arrestuar  në një fshat bregdetar në pjesën veriore të Greqisë, në bazë të fletëarrestit ndërkombëtar të shpallur nga SHBA-ja, e cila sipas të gjitha gjasave tani do të kërkojë ekstradimin e tij.

Sipas policisë, Vinik ka kryesuar me onllajn platformën përmes së cilës janë kryer transaksione në bitkoinë dhe janë larë para.

Bitkoini është valuta e parë digjitale e cila mundëson transaksione të sigurta dhe të fshehta, me çka autoriteteve financiare u pamundësohet t’i kontrollojnë këto rrjedha të parave.

Arrestimi i Vinik është i fundit në operacionet e shumta kundër kriminelëve kibernetik rusë në Evropë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button