100 ditë si kryetar Kuvendi, Xhaferi: Ky është hapi i parë për transparencë më të madhe (VIDEO)

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi në konferencë për shtyp sot njoftoi për punën e bërë në 100 ditët e kaluara që nga marrja e detyrës, njofton Portalb.mk.

“Pasi që përfundojnë 100 ditët e zgjedhjes sime në funksionin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ndjej nevojë t’i drejtohem opinionit dhe ta informoj për aktivitetet që janë realizuar deri tani, si edhe për aktivitetet që duhet të realizohen në të ardhmen. Ky është vetëm hapi i parë në drejtim të arritjes së transparencës më të madhe të shtëpisë ligjvënëse dhe afrimit të saj te qytetarët. Prej aktiviteteve që janë parashikuar me Rregulloren për punë të Kuvendit, deri tani janë realizuar shumë aktivitete”, tha Xhaferi.

Xhaferi në konferencën për shtyp, përveç për aktivitetet në funksionin kryetar i Dhomës ligjdhënëse, u përqendrua edhe në detyrat e ardhshme, të cilat qëndrojnë para deputetëve, ndërsa kanë të bëjnë para së gjithash në plotësimin e obligimeve të Kuvendit të cilat dalin prej Planit 3-6-9.

“Në kontekstin e hapjes së Parlamentit, do të shtoja se në proces është aktivizimi i një vegle të re, e quajtur “e-dritare”, që u mundëson qytetarëve të mund të regjistrohen për prezencë në seancat plenare. Gjithashtu është shtuar dhe një link i posaçëm përmes së cilit do të mund të njoftoheni me aktivitetet e deputetëve i cili figuron nën emrin (Takimet). Në lidhje me “Planin 3-6-9”, si Kuvend japim përkrahje të plotë për realizimin e programit reformator të Qeverisë në dobi të qytetarëve tanë; Edhe një çështje për të cilën mendoj se i intereson të gjithë qytetarët, zgjedhjet lokale, mund të them se në rast se gjithçka rrjedh sipas dinamikës së paraparë, pritjet e mia janë se më 6 gusht do të mund ti shpall zgjedhjet lokale të cilat do të mbaheshin më 15 tetor”, tha Xhaferi.

Xhaferi tha plotësisht do të informojë nëse deputetët do të jenë në pushim prej më 4 gusht.

LEXO: Zgjedhjet lokale shpallen më 6 gusht, mbahen më 15 tetor

LEXO: Kuvend, nesër rikthehet në rend dite shkarkimi i Zvërlevskit

LEXO: Talat Xhaferi do të mbajë fjalim me 2 gusht në Krushevë për Ilinden

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button