Kremlini nuk ka qëndrim zyrtar për sanksionet amerikane

Kremlini njoftoi sot se nuk dëshiron të japë një gjykim për momentin rreth projekt-ligjit në lidhje me sanksione të reja kundër Rusisë, i miratuar nga Kongresi amerikan.

“Meqenëse bëhet fjalë për një projekt-ligj, nuk do t’i kushtojmë rëndësi të veçantë për momentin kësaj iniciative”, deklaroi për media zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov dhe shtoi se mbeten në pritje që ky projekt-ligj të bëhet ligj, raporton AFP.

I votuar të martën pothuajse unanimisht nga ana e Dhomës së Ulët të Kongresit amerikan, projekt-ligji duhet ende të miratohet nga ana e Senatit, përfshirë sanksione jo vetëm kundër Rusisë por gjithashtu kundër Iranit dhe Koresë së Veriut.

“Nëse ligji do të miratohet nga ana e Senatit amerikan, kreu i shtetit, Putin do të marrë një vendim në lidhje me një kundërpërgjigje të mundshme nga pala ruse”, saktësoi Peskov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button