Policia turke ka sekuestruar një ton heroinë në qarkun Sakaria

Policia turke sot ka sekuestruar një ton heroinë në qarkun e Detit të Zi, Sakaria, me ç’rast pesë persona janë arrestuar, njoftoi televizioni turk NTV.

Operacioni është kryer nga ekipe të policisë së Stambollit nga sektori për luftë kundër narkotikëve, si dhe ekipe të policisë dhe xhandarmërisë në qarkun Sakaria.

Policia ka kryer bastisje në një fermë në rajonin e qytetit Hendek, ku është zbuluar droga.

Kjo është sasia më e madhe e zbuluar e heroinës në Turqi në 15 vitet e fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button