E marrosur pas tij, këngëtarja e njohur shkruan sërish këngë për djalin që do (FOTO)

Muajin e kaluar ajo nxori single-in e ri “Malibu”, një këngë që u dha fansave një pamje nga afër të marrëdhënies, së mbajtur përgjithësisht për vete, me të fejuarin Liam Hemsworth.

Në një intervistë të fundit me revistën Billboard, 24-vjeçarja pranoi që e kishte shkruar këngën për partnerin e saj 27-vjeçar. “Njerëzit do flasin për mua nëse dal nga një restorant me Liam”, tha ajo. “Kështu që pse të mos e vendos këtë fuqi në marrëdhënien time dhe të them ‘Kështu ndihem’?”

Sot në mëngjes, ajo ka treguar që do vijnë edhe këngë të tjera për Liam Hemsworth. Cyrus ka postuar një fotografi të vetes me pizhama mbi shtrat duke luajtur muzikë në kitarë.

“Duket sikur gjithçka që mund të bëj…është të shkruaj këngë për ty”, ka shkruar poshtë fotos bashkë me emoji zemrash dhe notash muzikore.

Seems all I can do… is write songs about YOU… ❤️?❤️?❤️?

A post shared by Miley Cyrus (@mileycyrus) on

Komentet e fansave të Cyrus në këtë postim e quajnë këngëtaren “të admirueshme”. Ndërsa dikush tjetër bën një koment më të gjatë. “Kjo është kur e di që je e dashuruar.”

Cyrus dhe Hemsworth janë takuar në setin e The Last Song në 2009-ën dhe u fejuan tre vjet më vonë, para se të ndaheshin në vitin 2013. Ata u ribashkuan në 2015 dhe konfirmuan që ishin fejuar përsëri vjeshtën e kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button