Në Makedonski Brod digjen 200 hektarë pyje me pisha

Pyll me pisha prej rreth 200 hektarëve është kapluar nga zjarri në atarin e fshatrave Trebovle dhe Blizansko, afër Mekedonski Brodit. Në shuarjen momentalisht janë angazhuar dy aeroplanë dhe 56 pjesëtarë të ekipeve për përgjigje të shpejtë, kumtoi Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim.

Zjarri është në terren të pakalueshëm ku janë të pranishëm edhe katër automjete zjarrfikëse, si dhe rreth 20 persona nga pushteti lokal.

Në shuarjen e zjarrit janë përfshirë edhe dy helikopterë MI 8/17 nga brigada zjarrfikëse e ARM-së.

Gjatë disa ditëve të kaluara, siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, pilotët e ARM-së kanë hedhur 28 tonë ujë, të cilat kontribuojnë për zvogëlim të intensitetit të zjarrit dhe në ndërprerje të përhapjes së mëtutjeshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button