Mogerini bën thirrje për qetësim të tensioneve në Venezuelë

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini sot u ka bërë thirrje autoriteteve të Venezuelës që të ndikojnë në zvogëlimin e tensioneve para zgjedhjeve për asamblenë kushtetuese, që mbahen të dielën.

Mogerini, përmes një kumtese, paralajmëroi se me zgjedhjet “rrezikohet polarizimi i mëtutjeshëm i Venezuelës dhe rritje e rrezikut nga konfrontimi”.

Sipas saj, Bashkimi Evropian dëshiron të inkurajojë dhe është i gatshëm ta mbështesë në çfarëdo qoftë mundësie krijimin e “grupit rajonal të miqve” të pranuar nga qeveria dhe nga opozita, me qëllim që t’u ndihmohet aktorëve politikë në Venezuelë që të gjejnë zgjidhje të qetë, demokratike dhe gjithpërfshirëse për krizën në vend.

Opozita e ka bojkotuar votimin për asamblenë kushtetuese, të cilën e konsideron farsë, qëllimi i së cilës është që ta ndryshojë Kushtetutën dhe të sigurojë shumicë për qeverinë, e cila nuk ka mjaftueshëm mbështetje nga populli.

Në vend të kësaj, opozita kërkon zgjedhje të lira, duke përfshirë edhe zgjedhje për president të ri. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button