Fustani 1.8 mijë dollarë i Melania Trump u tërhoqi vëmendjen të gjithëve për këtë detaj

Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump, është shfaqur shumë e ëmbël me një fustan pink, i cili ka kushtuar jo pak, por plot 1,795 dollarë. Veshja që Melania kishte zgjedhur për të marrë pjesë në krah të bashkëshortit të saj në Ohio, më 25 korrik, këtë herë i ishte besuar një emri femëror, shkruan revistaclass. 

Zonja e Parë ua ka besuar veshjet Dolce & Gabbana, Michael Kors dhe Dior në të kaluarën, por këtë herë ajo i besoi një stilisteje, Monique Lhuillier, dhe siç mund të pritej, komentet ishin shumë pozitive. Fustani rozë me lule të qendisura, që i rrinte pas trupit, ishte zgjedhja e duhur që Lhuillier kishte bërë për Melania-n. Duke qëndruar në krah të bashkëshortit, Presidentit Donald Trump, Melania dukej mjaft elegante dhe e gjatë, falë edhe takave pink nga Christian Louboutin.

Po ashtu, ajo mbante edhe syze për të shpëtuar nga dielli i fortë, ndërsa flokët i kishte të valëzuara mbi supe. E këndshme dhe shumë elegante.

Megjithatë, vëmendja kryesore e të gjithëve ishte te fustani – një zgjedhje e shkëlqyer dhe shumë fashion e Zonjës së Parë. Kur është fjala për t’u dukur fashion, Melania nuk e merr parasysh çmimin. Në maj, ajo veshi një xhaketë me ngjyra të ndezuara nga Dolce & Gabbana, e cila kushtonte 51,500 dollarë. Zgjedhja edhe atëherë ishte high fashion, e mrekullueshme, por shumë njerëz pyetën pse zgjedh veshje kaq të kushtueshme. Ajo është duke ecur në hapat e Michelle Obama, e cila ishte e njohur për kujdesin e jashtëzakonshëm që tregonte në veshje.

Megjithatë, ky look i verës, për Melania-n është shumë femëror dhe i ëmbël. Ngjyrat e çelura janë sezonale dhe brenda tyre, ajo duket gati perfekte.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button