Trump “rrëzon” Obama-n, ndalon transgjinorët në ushtri

Presidenti amerikan Donald Trump tha se njerëzit transgjinorë nuk mund të shërbejnë në asnjë funksion në ushtri. Në një postim në “Twitter”, ai tha se ishte konsultuar me ekspertë ushtarakë dhe citoi koston e jashtëzakonshme mjekësore dhe problemet që pasojnë, transmeton Top Channel. 

Në një seri postimesh në “Twitter”, Trump shkruante: Pas konsultimit me gjeneralët e mi dhe ekspertët e ushtrisë, ju njoftoj se qeveria e shteteve të bashkuara nuk do të pranojë dhe as nuk do të lejojë transgjinorët të shërbejnë në çfarëdolloj posti në ushtrinë amerikane.

“Ushtria jonë duhet të fokusohet tek fitoret vendimtare dhe nuk mund të mbajë peshën e kostove të tmerrshme mjekësore dhe problemet që transgjinorët në ushtri mund të shkaktojnë”.

Administrata “Obama” vendosi vitin e kaluar të lejonte transgjinorët të shërbenin hapur në ushtri. Por, në qershor, sekretari i Mbrojtjes James Mattis, e shtyu edhe me gjashtë muaj të tjerë rekrutimin e transgjinorëve.

Pentagoni tha se kjo kishte si qëllim ti mundësonte degëve të ndryshme të ushtrisë të rishikonin planet e tyre të aderimit. Disa republikanë, kanë shprehur zëshëm kundërshtinë ndaj lejimit të transgjinorëve në ushtri. Korporata e pavarur vlerëson se në 2016, 2450 vetë nga 1.2 milionë pjesëtarët aktivë të ushtrisë, ishin transgjinorë.

Masa që ndalonte shërbimin e “gay”-ve dhe lesbikeve të deklaruar në ushtri, e njohur si politika mos pyet, mos trego, është shfuqizuar në 2011. Tani, ekspertët thonë se vendimi i Trump, mund të detyrojë ushtarët transgjinorë të jetojnë ashtu si “gey”-të dhe lesbiket nën politikën mos pyet, mos trego.  Kjo politikë, sipas ekspertëve ishte e tmerrshme dhe ka dëmtuar ushtrinë për thuajse dy dekada.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button