Mali i Zi dhe BeH-ja nënshkruan marrëveshje për përfaqësi diplomatike

Ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Sërgjan Darmanoviq dhe kolegu i tij nga BeH-ja Igor Cërnadak, sot nënshkruan marrëveshje për caktim të përfaqësive diplomatike-konsullore të së dy vendeve.

Siç transmeton Tanjug, Marrëveshja do të kontribuojë në racionalizimin e shpenzimeve dhe efikasitetin e funksionimit të përfaqësive diplomatike-konsullore të së dy vendeve.

Darmanoviq u takua edhe me kryesuesin e Presidencës së BeH-së Dragan Çoviq, anëtarët e Presidencës Bakir Izetbegoviq dhe Mlladen Ivaniq, si dhe me anëtarët e kolegjiumit të Asamblesë Parlamentare.

Për shkak se Mali i Zi dhe BeH-ja janë të përkushtuara në bashkëpunimin rajonal në takimet është theksuar bindja se me përpjekje të përbashkëta, përmes modeleve të reja të lidhjes ekonomike dhe rajonale, në mënyrë plotësuese do të avancohen marrëdhëniet bilaterale në sferat e turizmit, lidhjes së komunikacionit dhe energjetikës, transmetuan mediat malazeze

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button