Çfarë po kurdis Era me koreografin e Beyonce?

Surprizat e Era Istrefit këtë verë nuk paskan të ndalur! Këngëtarja me stilin unik dhe paraqitjet ekstravagante ka arritur të marrë në Prishtinë koreografin e njohur nga Los Angeles Chris Grant, shkruan Bordo.al.

Ai është një koreograf dhe artist i njohur, fitues i disa çmimeve në MTV. Po ç’po bën koreografi i yllit Beyonce me Erën? Që të dy, këngëtarja dhe koreografi kanë postuar në profilet përkatëse në Instagram foto dhe video nga një ambient palestre. ‘Prova kërcimi’ shkruan Chris, ndërsa Era duket se po performon ndoshta për një projekt të ardhshëm muzikor të sajin. Bravo Era! Ke bërë një zgjedhje të zgjuar!

Chris ka postuar gjithashtu edhe një foto me Faton Shoshin, menaxherin dhe njëkohësisht të dashurin e Erës.

er

era

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button