Përafërsisht 10.000 persona evakuohen pas një zjarri të ri në jug të Francës

Gjatë natës së kaluar në rajonin e jugut të Francës janë evakuuar përafërsisht 10.000 persona për shkak të paraqitjes së zjarrit të ri, që tashmë shkatërroi të paktën 400 hektarë pyll në rrethinën e vendverimit Borm le Mimoza dhe lagjet e afërta La Lond le Mor dhe Le Lavandu, njoftuan mediat franceze.

“Njerëzit u evakuuan siç avanconte stuhia e zjarrit. Bëhet fjalë për zonë banesore, banorët e së cilës gjatë verës dysh dhe trefish rritet”, deklaruan zjarrfikësit.

Midis të evakuuarve ka rreth 3.000 kamping turistë.

Rajoni i përfshirë nga zjarri ndodhet në më pak se 30 kilometra nga qyteti Tulon, transmetuan mediat amerikane.

Në shuarjen e zjarrit janë dërguar katër aeroplanë zjarrfikës dhe një aeroplan kanader. Janë djegur rreth 800 hektarë pyll. Me zjarrin për momentin po luftojnë 540 zjarrfikës.

Ekipe plotësuese janë dërguar në shuarjen e zjarrit në Artig, që tanimë ka shkatërruar 1.700 hektarë terren pyjor.

Një zjarr tjetër mbrëmë është shuar në La Kroa Valmer, pasi ka shkatërruar dy vile dhe rreth 500 hektarë tokë.

Një zjarrfikës dje është lënduar më rëndë, njoftuan autoritetet nga rajoni Provans-Alpet-Lazur. Përhapja e zjarrit e imponoi nevojën për evakuim të banorëve të dhjetëra ndërtesave.

Zjarret në jug të Francës tanimë shkatërruan mbi 4.000 hektarë masiv pyjor. Në ishullin Korzika ditëve të fundit janë djegur 1.800 hektarë masiv pyjor, janë lënduar 20 zjarrfikës, ndërsa 11 persona të tjerë janë helmuar nga tymi, transmeton TASS, duke e cituar televizionin BFM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button