SHBA, gjendet breshka 100 vjeçare e vjedhur javën e kaluar

Është gjetur një breshkë njëqind vjeçare e cila është vjedhur nga azili për kafshë në New York, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët policorë njoftuan se breshkën Milenium e gjetën në Connecticut në bazë të një lajmërimi anonim. Ata theksuan se i është shitur njeriut i cili pas blerjes e pa se bëhet fjalë për breshkën për të cilën kërkohet.

Blerësi vendosi t’ua kthejë pronarëve. Nga ana tjetër, nëpunësit e azilit demantuan informacionet policore se bëhet fjalë për një breshkë 100 vjeçare. Në fakt, ata shtuan se breshka ka vetëm 17 vite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button