Zoti dhe ne

Para do muajsh, Krye-imami i Arabisë Saudite, Abdel Aziz Al-Sheikh, kritikoj shumë ashpër xhihadistët e “Shtetit Islamik” dhe ata të “Al-Qaedas”, duke i cilësuar “armiku numër një i islamit”. Sipas tij, idetë e ekstremizmit, radikalizmit dhe të terrorizmit nuk kanë kurrgjë të përbashkët me islamin. Në fakt veprimet e tyre shumfish janë më të dëmshme se sa vet e keqja në emër të të cilës luftojnë. Dhuna dhe islami në asnjë mënyrë nuk mund të shkojnë bashkë. Veprimet e ISIS, si dhuna ndaj popullsisë civile, vrasjet në grupe, shkatërrimin e objekteve të kultit të pjesëtarëve të besimeve tjera, e shumë krime tjera nuk kanë asgjë të përbashkët me mësimet që dalin nga Kurani dhe traditat e profetit Muhamed lidhur me metodologjinë e trajtimit të problemeve, lidhur me luftën dhe robërit e luftës, me qasjen ndaj objekteve fetare etj. Zatën është ofenduese që Zoti të perceptohet si frymëzues i dhunës dhe i prerjes së kokave apo si rekrutues mercenarësh. Ai po të kishtë dashur, të gjithë njerëzit do t’i krijonte të uniformuar pa asnjë dallim, por ajo është çështje e cila me vjet drite është largë kapacitetit të inteligjencisë sonë.

Kepërdorimi i Zotit për nevoja politike është realitet në shumë vende pa demokraci apo me demokraci të brishtë. Aty ku manipulohet me Zotin edhe dhunuesi edhe viktima thirren në drejtësinë e Zotit. Aty shpesh religjioni shërben për të diskredituar kundërshtarin politik dhe njëherit për të mobilizuar masa të lehta për manipulim. Vite me radhë jemi dëshmitar të luftave të shumta në “emër të Zotit tonë e kundët Zotit të atyre”, a Zoti është vetëm një! Mnipulimi me religjionin edhe ndër ne është shndërrua në çështje rutinore. Pushteti i kaluar ishtë ai që kryesonte në këtë drejtim. Çdo ditë shifnim liderë që publikisht kishin nevojë të tregojnë se sa fetar dhe të moralshëm janë. Kurse në fakt vetëm se synonin të maskonin pabesimin dhe pandershmërinë e tyre. Aq fetar dhe kaq kriminalitete e keqpërdorime është e pamundur të bashkëjetojnë. Madje sikur të gjithë politikanët e tillë t’i shkrijmë, bashkarishtë vështirë se do të përfitonim një të ndershëm.

Modeli i pushtetit sekularist nënkupton ndarjen e institucioneve fetare nga shteti. Kjo absolutisht nuk do të thotë se dikush që merret me politikë të mos ketë bindje fetare, ose të mos jetë besimtar, ashtu siç nuk do të thotë se një prijës fetar të mos ketë një orientim të caktuar politik apo ndonjë simpati për ndonjë subjekt politik. Por, te ne është duke ndodhë diçka krejt tjetër. E ajo është politizimi i religjionit dhe religjionizimi i politikës. Politikanët vazhdimisht lëvdohen duke promovuar objekte ekstravagante fetare si zavendësim për bukën dhe jetesën e njerëzve. Njerëzit sikur harojnë se ata udhëheqës nuk i kanë zgjedhur për priftërinj e hoxhollarë, pasi të tillë kemi plotë, por për t’i zgjidhur problemet vitale të tyre, të cilat ua kanë premtuar. Por, si duket këto veprime fetare atyre u ndihmojnë që rejshëm të spinojnë moral. Në shtetin sekular, askush nga udhëheqësit nuk e ka të drejtën që publikisht të tregohet se si i lutet Zotit. Ajo është çështje thjeshtë private. Lutja jonë është lidhje e drejtpërdrejtë e jona vetëm me Zotin, përveç nëse nuk është ashtu. A shpesh nuk është. Madje shume politikan sikur veten duan ta shofin si zavendësim për Zotin. Ata e dinë mirë se disa njerëz lehtë përqafojnë mitologjinë greke – që shumë çudira i shpallnin për zotëra.

Në kushte krize dhe rreziku njerëzit kanë nevojë për kolektivitet. Ata edhe pse politikës nuk i besojnë, megjithate ata kanë nevojë dhe janë të detyruar që t’i shkojnë pas, sepse ajo përcakton jo vetëm statusin, por edhe jetesën. Ajo përcakton vendin e punës, karrierën, statusin shoqëror e publik. Njerëzit sot nuk besojnë se rruga më e mirë për të gjetur një vend punë dhe për të bërë karrierë është shkollimi dhe aftësimi profesional, por përfshirja në një forcë politike, në një “bashkësi”, në një ”vëllazëri” të cilat si duket japin siguri sociale dhe garantojnë mbrojtje karshi të tjerëve dhe ligjit. Ndër ne sikur është krijuar njëfar aleance mes politikës të korruptuar, drejtësisë dhe shtetit në tërësi, e cila ka marrë trajtën e një sekti të rrezikshëm fetar, ku shumëkush mendon se mbrohet nga ndokush. Ky “sekt” ka pushtuar dhe paralizuar çdo qelizë të shtetit dhe drejtësisë, duke deformuar të gjithë mekanizmat e tij. Madje, ka deformuar edhe sistemin e demokracisë si formë e ushtrimit të pushtetit.

Nga ana tjetër, ëdhë shumë udhëheqës fetar sikur me vetëdije preferojnë të zavendësojnë Zotin e vërtetë me do “zotëra” të rejshëm të kësaj bote. Madje shpesh i lidhë më tepër nëntoka se sa qielli. Ferri tani sikur duket i zbrazur pasi të gjithë demonat kanë ardhur këtu. Ata mirë e dinë se nuk mund të ketë fytyrë të bardhë pas xhamëve të zeza të xhipëve luksoz me të cilët voziten liderët fetar. Por, sic ka thënë Mark Aurelij – Aleksandri i Madhë dhe shërbetori i tij ishin bërë të barabartë pas vdekjes. Vdekja nivelizon shumë madhësi joreale. Por, para vdekjes duhet të mendojmë për ate se shumçka duhet të jetë ndryshe nga ajo që bëjmë. Me qëllim që të gjithë të dukemi si njerëz.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button