Duhani gjatë shtatzënisë, pasojat për foshnjat

Sipas një studimi të fundit, nënat që pinë duhan gjatë shtatzënisë rrisin rrezikun e zhvillimit të skizofrenisë tek fëmijët e tyre.

Hulumtuesit gjetën se shumë gra që janë ekspozuar ndaj nikotinës, kanë mundësi më të madhe për të pasur një fëmijë të prekur nga sëmundje të rënda mendore,  shkruan Gazeta Shëndeti.

Prezenca e nikotinës në gjakun e nënës, ishte e lidhur me 38 përqind më shumë mundësi për t’u prekur nga kjo gjendje. Pirja e duhanit kontribuon në probleme të theksuara në barkun e nënës dhe lindjes në vijim, duke përfshirë peshë të ulët të fëmijës dhe vështirësi të tjera.

Profesor Alan Broën, nga Universiteti i Columbia, Neë York, ka thënë: “Në bazë të njohurive tona, ky është i pari studim që tregon lidhjen mes ekspozimit të fetusit ndaj nikotinës dhe skizofrenisë.

” Profesor Broën tha: “Këto rezultate nënvizojnë vlerën e arsimimit të vazhdueshëm të shëndetit publik mbi pasojat potencialisht negative, dhe kryesisht të parandalueshme, që pirja e duhanit mund të ketë mbi fëmijët me kalimin e kohës.”Studime të mëtejshme mund të hedhë dritë saktësisht se si nikotina ndikon në trurin e fetusit “, shtoi ai.

Në një studim të mëparshëm, Profesor Broën dhe kolegët e tij kanë treguar se pasardhësit e nënave që janë ekspozuar ndaj duhanpirjes gjatë shtatzënisë, janë të rrezikuar për t’u prekur nga çrregullimi bipolar. Hulumtimi është publikuar në revistën Amerikane të Psikiatrisë, shkruan Gazeta Shëndeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button